Koronavirus, 'Guardia' sekuestron 900 teste falso në Kalabri: shiteshin në internet

Itali - Ka nga ata që po spekulojnë dhe po mashtrojmë shumë me koronavirusin.

Nëntëqind teste falso për të diagnostikuar Covid-19, pa autorizim dhe vërtetim nga autoritetet shëndetësore, u kapën nga Guardia di Finanza në një qendër të analizave biokimike në Gioia Tauro, në provincën e Reggio Kalabria.

Paketat u shitën në internet në një uebfaqe për qytetarët që nuk dyshonin dhe që mendonin se kishin gjetur mundësinë e testimit të virusit vetë. Sidoqoftë, Guardia di Finanza arriti të ndërhynte para se të fillonte dërgesa e tyre.