Numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani arrin në 42,228

BERLIN  - Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Gjermani është rritur në 42.228 dhe 253 njerëz kanë vdekur nga sëmundja, treguan të premten statistikat nga Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive.

Rastet u rritën me 5,780 në krahasim me një ditë më parë, njoftoi Reuters, ndërsa numri i vdekjeve u rrit me 55, tregoi raporti.