Donnarumma i qëndron besnik Milanit: Këto ngjyra për mua kanë shumë domethënie!

Pavarësisht se Chelsea ka shfaqur interes për të, Giannluigi Donnarumma nuk mendon të largohet nga skuadra e Milanit.

Gardiani i kuqezinjëve në një bashkëbisedim në rrjetet sociale të organizuar nga klubi është shprehur se ka qenë gjithmonë një tifoz i Milanit dhe nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të jap gjithçka për këtë fanellë.

“Kam qenë gjithmonë një tifoz i Milanit dhe nuk mund të bëj gjë tjetër veçse të jap gjithçka nga vetja për këtë fanellë”, ishin fjalët e portierit. “Këto ngjyra për mua kanë shumë domethënie pasi jam rritur këtu”, insistoi ai.

Një qëndrim i cili bën të qartë se dëshira e tij është të vazhdojë te kuqezinjtë, edhe pse duhet të gjejë një akord për rinovimin me ta shumë shpejt.