115 viktima në 24 orë/ Britania konfirmon 578 të vdekur dhe 11,658 të infektuar

Departamenti i Shëndetësisë në Britani ka raportuar 115 vdekje të reja brenda 24-orëve, duke e rritur në 578 viktima në total.  

Gjithashtu në vend janë konfirmuar 11,658 raste, raporton Sky News.  

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka premtuar se që nga java në vijim do fillojë të bëjë shpërndarjen e mbi tre milionë testeve nëpër shtëpitë e qytetarëve britanik.  

Forma e testit do të bëhet nëpërmjet gjakut, rezultati i të cilit pritet të jepet më shpejt sesa që mendohet.  

Që nga koha kur është shfaqur COVID-19, e deri më tani, janë raportuar mbi 500 mijë raste, 22 mijë të vdekur dhe mbi 100 mijë të shëruar.