'Partneri juaj në çdo hap/ Pomep përshëndet vendimin për negociatat

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka përshëndetur vendimin e Këshillit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai është shprehur se SHBA mbetet partner i Shqipërisë në çdo hap të rrugës së saj në integrimin europian.

'Ne mirëpresim vendimin e Këshillit Europian për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri juaj në çdo hap të rrugës.'