Afganistani do lirojë 10,000 të burgosur për shkak të koronavirusit

Afganistani do të lirojë të paktën 10,000 të burgosur mbi moshën 55 vjeç, në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, thanë zyrtarët të enjten.  

"Presidenti ka nxjerrë një dekret që disa mijëra të burgosur do të lirohen së shpejti për shkak të koronavirusit," tha një zyrtar nga zyra e Presidentit Ashraf Ghani, raporton Reuters.  

Të liruarit nuk do të përfshijnë anëtarët e grupeve militante islamike Talibanët ose Shtetti Islamik.