Naingolan i trembet Koronavirusit për shkak se ka gruan me kancer

Mesfushori belg, Radja Naingolan, i trembet Koronavirusit më shumë për shkak të gruas së tij, Klaudia, që po përballet prej muajsh me kancerin.

31-vjeçari në pronësi të Interit, por që është i huazuar te Kaljari, tregon dhe frikën që ka kur del për të bërë pazar, duke qenë se marrja e Koronavirusit dhe më pas transmetimi te gruaja e tij mund të sillte pasoja fatale për shkak se imuniteti i Klaudias është dobësuar nga kimioterapia.

“Koronavirusi është një problem i madh dhe ne flasim vetëm për këtë gjë. Spitalet i kemi shmangur dhe terapitë po i shtyjmë paksa. Shpresojmë që gjithçka të zgjidhet shpejt, sepse Klaudia ka një sistem imunitar të dobët”, tha Naingolan në Instagramin e tij.