Kenia raporton vdekjen e parë nga koronavirusi, konfirmon 31 të infektuar

Të enjten, Kenia konfirmoi vdekjen e saj të parë nga koronavirusi, tha zëdhënësi i qeverisë Cyrus Oguna, pa dhënë detaje të tjera.  

Më parë të enjten, ministria e shëndetësisë raportoi edhe tre raste të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vendin e Afrikës Lindore në 31, raporton Reuters.