Ndërron jetë ish-trajneri i kombëtares së Francës
Ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 87 vjeçare, ish-trajneri i kombëtares së Francës, Michel Hidalgo.
Pak ditë më parë, ai festoi ditëlindjen e 87-të, ndërsa sot familjarët e tij njoftuan për vdekjen.
Për më të rinjtë, ky emër me siguri nuk thotë asgjë, por Michel Hidalgo është trajneri i parë që ka arritur të fitojë Kampionatin Evropian me ekipin e Francës në vitin 1984, me një fitore në finale kundër Spanjës.
Gjithashtu, Hidalgo ka qenë dhe drejtor teknik i përfaqësuese franceze dhe klubit të Marsejës.
Ndërsa, në karrierën e tij futbollistike, ai ka luajtur për ekipin e Le Havres, Reimsit dhe Monacos.