Milani mund të bëhet me pronar të ri, ofrohen 900 milion euro për blerjen e klubit

Prej kohësh qarkullojnë lajme për një shitje të mundshme të Milanit, me Arnault që duket se do të jetë pronari i ri i kuqezinjve.

Për këtë ka folur edhe komentatori njohur pranë Milanit, Tiziano Crudeli, i cili ka zbuluar se Eliot ka marrë një ofertë për ta shitur Milanin. 

“Arnault ka bërë një ofertë prej 900 milionë eurosh për të marrë pronësinë e Milanit. Të shohim nëse Eliot do ta pranojë këtë ofertë. Nëse do të ketë një ndryshim të pronësisë, klubi do ia besojë stolin Allegrit. Këto lajme i kam sipas një burimi të sigurt. Kam marrë vesh që edhe Donaruma do të qëndrojë edhe për të paktën sezonin tjetër”, u shpreh Crudeli.