Gjest i madh nga futbollistët në Angli: ‘Me rrogën tonë paguani punëtorët e klubit’

Futbollistët e Leeds United, duke parë situatën e vështirë që është krijuar sa i përket koronavirusit kanë bërë së fundmi një gjest fantastik.

Futbollistët kanë vendosur që një pjesë e rrogave të tyre këtë muaj të shkojnë për punonjësit e klubit, pra ata që janë pas kuintave, në mënyrë që të mos qëndrojnë pa para.

Një gjest i madh ky nga lojtarët e Leeds United, që nuk duan të vënë në vështirësi klubin në një periudhë të tillë. Veprim që tregon se në një moment të tillë duhet edhe humanizmi.