Rama: Ja ambulancat po na vijnë nga Turqia

Kryeministri Edi Rama publikoi disa foto nga ambulancat e reja që po vijnë nga Turqia.

"FLOTA E RE E AUTOAMBULANCAVE TË EMERGJENCAVE CIVILE GATI PËR T'U NISUR NGA TURQIA DREJT SHQIPËRISË," shkruan Rama.

Shqipëria ka blerë pajisje mjekësore nga Turqia. Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi këtë të mërkurë se me shtimin e tyre është rritur stoku i pajisjeve mjekësore që mbështet akoma më shumë mjekët dhe infermierët.

Gjatë një mbledhje online të zhvilluar mes ministrave dhe kryeministrit Edi Rama, ky i fundit theksoi se avantazhi i Shqipërisë në këtë rast është qeveria turke që i hapi rrugë eksportit të tyre.

“Janë materiale të blera nga qeveria jonë, janë pjesë e buxhetit të luftës, por avantazhi i jashtëzakonshëm është që qeveria turke me urdhër të Presidentit hapi kanalin e eksportit. Kemi pasur edhe anulime si rezultat i vendeve që kanë mbyllur kufijtë për të eksportuar këto lloje materialesh. Kjo e bën të domosdoshme që ne të garantojmë rezerva. Këto që erdhën janë një rezervë e konsiderueshme”, tha Rama.