Gjigantët europianë përgatisin ofertën 100 milionë euro për Griezmann

Manchester Unitedi po monitoron me kujdes situatën e sulmuesit Antoine Griezmann te Barcelona.

“Djajtë e Kuq” e kanë etiketuar sulmuesin francez si një objektiv kryesor për tu transferuar në verë dhe tashmë kanë bërë gati ofertën.

Sipas gazetës “Mundo Deportivo”, Manchester Unitedi po përgatit një ofertë ambicioze për Griezmann, e cila mund të jetë rreth 100 milionë euro.

Ylli francez mbërriti në “Nou Camp” vetëm verën e kaluar por nuk ka lënë gjurmë të rëndësishme në klubin katalanas.