Pack: E pafalshme se si lideri i LDK iu bashkua lojës së pabesë të Thaçit e Grenellit

Ish-eurodeputetja gjermane Doris Pack, e ka cilësuar të pafalshme veprimin e liderit të PDK, Isa Mustafa,  që iu bashkua lojës së pabesë të Hashim Thaçit dhe Të Dërguarit të SHBA, Richard Grenell, pë rrëzimin e qeverisë së Koosvës.

“Në mes të krizës së koronavirusit, Kosova bie në kaos. Lideri kryesor i LDK-së iu bashkua lojës së pabesë së Thaçit e Grenellit; është e pafalshme”, ka shkruar Pack në Twitter.

Reagimi i Pack ka ardhur pas rrëzimit të qeverisë Kurti në parlament, mbrëmjen e së mërkurës, me mocion mosbeismi nga aleatja LDK.