96-vjeçarja, pacientja më e vjetër në Korenë e Jugut që mposhti koronavirusin

Një grua 96-vjeçare nga Koreja e Jugut është pacientja më e vjetër në këtë shtet që u përmirësua nga COVID-19.

Gruaja, e cila identifikohet si zonja Hwang, u deklarua plotësisht e shëruar të mërkurën.

Hwang u diagnostikua me koronavirus më 13 mars dhe ka qëndruar në trajtime intensive.

Ajo tashmë është vetëkarantinuar në shtëpinë e saj në Cheongdo, ku jeton me të birin. Cheongdo ndodhet afër qytetit jugor të Daegu, aty ku rastet me koronavirus janë më shumë të përqendruara.