E zbulojnë mediat në Itali, Ibrahimovic në fund të sezonit ‘var këpucët në gozhdë’
Zlatan Ibrahimovic është në muajt e fundit të karrierës.
Sulmuesi suedez nuk do të rinovojë me Rosonerët dhe ka shumë mundësi do të tërhiqet përfundimisht nga futbolli.
Siç shkruan e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”, Ibrahimovic mund të ndërmarrë një drejtim tjetër në karrierën e tij: atë të trajnerit dhe kush më mirë se Mino Raiola mund të bëjë rolin e mësuesit.
Në këtë mënyrë Ibrahimovic mund të qëndrojë i lidhur me botën e futbollit.