Barcelona preket nga koronavirusi, dalin dy raste pozitive dhe shtrohen në spital

Kreu i shërbimeve mjekësore të Barcelonës, Ramon Canal, ka dalë pozitiv në testet për koronavirus.

‘La Vanguardia’ raporton se Ramon Canal, është infektuar me koronavirus .Pozitiv në korona ka dalë edhe udhëheqësi mjekësor në sektorin e hendbollit te Barcelona.

Të dy mbeten të infektuarit janë shtruar në spital, në gjendje të stabilizuar mejkësore, shkruan e përditshmja spanjolle “Sport”, raporton SYRI.net.

Kujtojmë që futbollistët Blaugrana vazhdojnë izolimin në shtëpitë e tyre duke pritur që të normalizohet situata.