Spanja zgjat emergjencën deri më 12 prill, përkeqësohet kriza e koronavirusit

MADRID - Spanja u zgjua me më shumë izolim ditën e enjte, pasi parlamenti miratoi një zgjatje të gjendjes së tij të jashtëzakonshme në orët e para të mëngjesit pas një seance të zgjatur të debatit.

Parlamenti përfundimisht votoi për të zgjatur masat e urgjencës - përfshirë gjendjen e bllokimit që kërkon mbylljen e njerëzve në shtëpi, përveç daljeve thelbësore për ushqim, ilaç dhe punë - për 15 ditë të tjera deri në 12 prill, njofton Reuters.

Një shumicë prej 321 ligjvënësish votuan në favor të zgjatjes, ndërsa 28 abstenuan. Partia më e madhe e opozitës, Partia e Popullit, mbështeti masën.

"Nuk është e lehtë të zgjasësh gjendjen e jashtëzakonshme," tha kryeministri Pedro Sanchez në Parlament. "Jam i bindur se e vetmja mundësi efikase kundër virusit është izolimi social."

Spanja është duke luftuar për të përballuar krizën në rritje të koronavirusit pasi numri i vdekjeve të saj tejkaloi të mërkurën Kinën me 738 jetë të tjera të humbura brenda një dite të vetme.

Numri i rasteve të të infektuarve me koronavirus në Spanjë  ka kapërcyer dhjetëfish që nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme në 14 mars, dhe numri i vdekjeve nga 30 shkoi në 3434.

Tani Spanja ka numrin e dytë të vdekjeve në botë në shkallë botërore pas 6.820 të Italisë.

Infermieritë në të gjithë vendin janë mbingarkuar dhe një pistë patinazhi në Madrid është kthyer në një morg të improvizuar, vend ky njohur për festat e ditëlindjeve të fëmijëve.

Qeveria e vendit po përpiqet të sigurojë pajisje mbrojtëse si maska, pastrime, doreza dhe ventilatorë. Qeveria ka porositur masa, doreza dhe komplete testimi në vlerë 432 milion euro (471.4 milion dollarë) në Kinë, tha Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa.