Më shumë se 170,000 vullnetarë për të ndihmuar Britaninë të luftojë koronavirusin

Më shumë se 170,000 njerëz janë regjistruar për të ndihmuar Shërbimin Kombëtar të Shëndetit të Britanisë për të trajtuar shpërthimin e koronavirusit vetëm disa orë pas një kërkese për një çerek milioni vullnetarë.  

"Në kohën e krizës njerëzit bëhen bashkë," tha Stephen Powis, drejtori kombëtar mjekësor I shëndetësisë në Britani, për BBC TV. "Ky është një urgjencë shëndetësore dhe të gjithë ne mund të luajmë një rol."  

Britania kishte thirrur 250,000 vullnetarë për të furnizuar me ushqim dhe ilaçe, të sigurojnë transportin për pacientët dhe për të telefonuar ata që po vetizolohen për shkak të koronavirusit.  

Numri i vdekjeve nga koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar të martën arriti në 87, rritja më e madhe ditore që nga fillimi i krizës, duke e rritur në gjithsej 422 viktima.