Stërvitje në kushte shtëpie - FSHF u vjen në ndihmë futbollistëve, publikon videon e radhës me instruksione

Ashtu si të gjithë lojtarët në botë edhe futbollistët  shqiptar janë të izoluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Duke parë situatën në të cilën ndodhen, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur t’iu vijë në ndihmë, duke shpërndarë në faqen zyrtare video me ushtrime të ndryshme që mund të kryhen në shtëpi.

Në videon e emërtuar si “Dita 2”, FSHF këshillon për kryerjen e ushtrimeve praninë e një tapeti, një llastiku, pesha të ndryshme, ujë për të pirë dhe një litar.

“Këto janë udhëzime për moshën U-15 e deri tek profesionistët, meshkuj dhe femra. Gjatë ushtrimeve nëse është e mundur duhen: tapet, llastik, pesha të ndryshme, ujë për të pirë dhe një litar,” shkruan FSHF në videon ku shohit një profesionist duke kryer ushtrimet.