Rama nuk përmbahet/ Italia po kopjon masat e mia

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e së mërkurës një mbledhje me ministrat që janë titullarë të institucioneve që lidhen drejtpërdrejt me situatën që po kalon vendi.

Mbledhja online u zhvillua me ministrat Arben Ahmetaj, Anila Denaj, Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka dhe Sandër Lleshaj.

Teksa kërcënoi qytetarët se, kush nuk paguan dritat do ti priten si dhe kush ecën dyshe në rrugë do të gjobitet, i pari i qeverisë, ndoshta në ekstazë e sipër, do të bënte edhe një deklaratë më shumë se utopike.

Gjatë komunikimit me ministrin Lleshaj, Rama deklaroi se, masat që ka marrë qeveria e tij u kopjuan tashmë edhe nga Italia.

“Policia duhet të kthejë mbrapsht çdo të moshuar në shtëpi. S’ka; ‘obob’, ‘u më pe’. Pensionistët duhen kthyer nga rruga. Makinat e policisë që bëjnë mbikëqyrjen, s’duhet të vazhdojnë rrugën kur shohin një pensionist, por t’i thonë; ‘xhaxhi në shtëpi’. Problem tjetër që shoh është ecja bashkë. Është e ndaluar, është e e rrezikshme. Duhet të ecin tek e tek. Mund të jeni burrë e grua! Por po vazhdoi kështu, do martohen të gjithë bashkë, edhe burri me burrin. Po ecet bashkë, gjobiteni! Atyre këmbësorëve që kapen duke ecur në rrugë pas orarit, do gjobiten dhe përveç kësaj do i bllokohet makina. Na e kopjoi dhe Italia para dy ditësh këtë masë. Dmth e mori këtë masë.”, tha ndër të tjera Rama.

Kryeministri ndoshta ka harruar se, shteti apenin ka nisur luftën me Koronavirusin shumë ditë para Shqipërisë dhe se masat e vonuara të qeverisë Rama na sollën në këtë situatë. /A.R, Syri.net

Komunikimi online i Ramës me ministrat e tij: