Vdes nga koronavirusi Zëvendës Ambasadori Britanik në Hungari

Të mërkurën, Steven Dick, Zëvendës Shefi i Misionit në Ambasadën Britanike në Budapest, ka vdekur pas kontraktimit të koronavirusit, tha Ministria e Jashtme.  

Diplomati 37-vjeçar vdiq në Hungari të martën, thuhet në një deklaratë, sipas Reuters.  

Ai kishte shërbyer si Zëvendës Ambasadori Britanik në Hungari që nga dhjetori, sipas një biografie të publikuar në faqen e internetit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.