Vlorë, 24-vjeçari tenton t'i verë flakën disa dyqaneve

Një 24-vjeçar në qytetin e Vlorës ka tentuar t'i verë flakën disa dyqaneve pranë bashkisë së qytetit bregdetar.

Ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar të riun drejt këtij akti, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.

I riu u shoqërua në komisariat, ndërsa zjarrikësja arriti të vendosë situatën në qetësi.

Qyteti bregetar, ashtu si e gjithë Shqipëria ndodhet në karantinë, ndërsa deri tani, nga ky qytet janë regjistruar 5 të prekur me COVID-19.