'Nuk iki nga parlamenti pa parë Thaçin në burg', pse nuk e rrëzon qeverinë Kurti ministri i LDK-së

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni në fjalën e tij në seancën e mocionit të mosbesimit e ka lutur kryeministrin Kurti që të ndryshojë mendje lidhur me shkarkimin e Agim Veliut brenda një ore pauzë në mënyrë që të mos rrëzohet qeveria.

Anton Quni ka thënë se nëse Kryeministri Kurti e rivlerëson edhe njëherë kërkesën e kryetarit Mustafa për kthimin e Agim Veliut në detyrë atëherë ai do të bisedojë me deputetët dhe kryetarin e LDK-së, për tërheqjen e mocionit.

 “Tani kemi ardhur në një situatë që edhe ne që kemi qenë përkrahës me atë akt na keni lidhë duart dhe unë nuk di çka të kërkoj nga deputetët të votojnë apo të mos votojnë rrëzimin e qeverisë, por unë ende e kam një shpresë, ju e kishit një ofertë nga kryetari I LDK-së, nuk e di sa e keni marrë në konsideratë, ai ju kërkoi që ta rishikoni vendimin, ta riktheni ministrin Veliu, ta tërhiqni taksën dhe t’I kërkoni falje LDK-së. Albin kjo ofertë është një mundësi shumë e mirë, unë do e bëj të pamundurën që ju i rishikoni këtë mendime, unë me urgjencë do e takoj Kryetarin Isa Mustafa dhe do të bisedoj më deputetët nëse ju e ktheni Agim Veliun në detyrën e tij dhe nëse ju reflektoni lidhur me taksën e cila është kusht nga komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë Quni. 

Por ministri i LDK-së dhe një nga figurat më të njohura të Betejës së famshme të Koshares, çka shenjoi edhe thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar gjatë luftës në Kosovë, mbahet mend edhe për një fjalim tejet të fortë më herët në parlamentin e Kosovës.

Ai iu drejtua kryetarit të atëhershëm të Kuvendit Kadri Veseli dhe presidentit Hashim Thaçi se ata janë arsyeja pse ai qëndron edhe në parlament. Ai iu drejtua të dyve nominalisht se, nuk do të largohet nga politika derisa ti shohë të dy pas hekurave.