Pas kthimit në Shqipëri u vetëkarantinua, polici në Korçë del pozitiv ndaj COVID-19

Nga 9 ka shkuar në 11 numri i të prekurve me koronavirus në Korçë.

Dy rastet e reja me Covid-19 janë ai i një punonjësi policie i cili rezultuar pozitiv ndërsa mësohet se ka pasur histori udhëtimi jashtë Shqipërisë, e ka qenë i vetëkarantinuar pas kthimit.

Korespondentja e Panorama bën me dije se se personat e afërt te kontaktit me të kanë rezultuar negativë, ndërsa vetë polici është dërguar në spitalin Infektiv në Tiranë për mjekim.

Rasti i dytë është një i moshuar nga Korça, fqinj me çiftin e moshuar që rezultuan pozitivë pak ditë më parë.