Fenerbahce jep alarmin: Lojtari ynë është me koronavirus

Një futbollist dhe një anëtar i skuadrës së Fenerbahces kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Përmes një njoftimi, skuadra turke ka bërë të ditur se dy pjesëtaret e klubit janë të infektuar me këtë pandemi.

Megjithatë, skuadra nuk ka dhënë emrat e të infektuarve dhe nuk dihet kush është futbollisti me koronavirus.

“Lojtarët, stafi teknik dhe stafi administrativ i Ekipit tonë të Futbollit A kanë kaluar testin e koronavirusit në Samand?ra Can Bartu Facilities. Në këto ekzaminime është gjetur koronavirus (COVID-19) te një futbollist dhe të një anëtar i stafit teknik”, thuhet në njoftimin e klubit të Fenerbahces.

Kujtojmë se pjesë e Fenerbahces është edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.