LIVE/ Kurti zbulon 'ofertën e Thaçit për ndarjen e Kosovës'

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi në seancën e Kuvendit ku po shqyrtohet mocioni i mosbesimit ndaj tij, se duhen më shumë se 100 orë për të treguar sukseset e qeverisjes. Ai tha se është krenar me arritjet e qeverisë.

Kurti tha se nuk i dhimbset qeveria, por qytetarët që e kanë votuar. “Mua nuk më dhimbset kjo qeveri e aq më pak vetja, më dhimbset populli se çka po i bëhet me këtë mocion”, tha Kurti.

Kurti tha se pazari presidencial kërkon ta rrëzojë qeverinë e tij për të nisur pazaret.

“Nuk rrëzohet qeveria për një ministër. Veç nëse ai ministër është plan. Nëse ministri është plan, atëherë bie qeveria. Unë nuk kam qenë i vetëdijshëm që është plan”, tha Kurti.

Kurti tha sot se i pari i shtetit, Hashim Thaçi ia ka konfirmuar se ka një marrëveshje të gatshme Kosovë – Serbi

"Ka marrëveshje të fshehtë, ma konfirmoi presidenti dhe më tha ‘hiqe taksën shkojmë në SHBA e heqim Serbinë", ka thënë Kurti.