Mocioni/ Kurti: Pazari presidencial kërkon ta rrëzojë qeverinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi në seancën e Kuvendit ku po shqyrtohet mocioni i mosbesimit ndaj tij, se duhen më shumë se 100 orë për të treguar sukseset e qeverisjes.

Ai tha se është krenar me arritjet e qeverisë.

Kurti tha se nuk i dhimbset qeveria, por qytetarët që e kanë votuar.

“Mua nuk më dhimbset kjo qeveri e aq më pak vetja, më dhimbset populli se çka po i bëhet me këtë mocion”, tha Kurti.

Kurti tha se pazari presidencial kërkon ta rrëzojë qeverinë e tij për të nisur pazaret.

VIJON