Në Shkodër rezultoi negativ, në Tiranë doli pozitiv...

Një tjetër rast pozitiv ndaj COVID-19 në Shkodër. Një person nga Puka ka rezultuar i prekur nga koronavirusi.

Personi, identiteti i të cilit nuk dihet, ka qenë i shtruar në spitalin e Shkodrës, në repartin e Infektivit dhe pasi ka kryer tamponin, ka rezultuar negativ, raporton korrespondenti i Panorama.

Më pas është dërguar në Tirane dhe pas skanerit ka rezultuar pozitiv.

Pas këtij rasti po bëhen analizat e stafit mjekësor, mjekë dhe infermierë në Spitalin e Shkodrës që kanë pasur kontakte me këtë shtetas.