Dibër/ Tentoi të korruptonte policin rrugor, arrestohet 28 vjeçari

Një 28 vjeçar nga Bulqiza ka përfunduar në pranga pasi tentoi të korruptonte një polic rrugor. I riu është arrestuar në aksin rrugor Maqellarë-Shupenzë në vendin e quajtur "Kodra Maranicës",  teksa udhëtonte me automjetin tip Mercedes Benz me targa AA830ER.

I arrestuari është Genc Aliu, i cili për t’i shpëtuar masës administrative për shkelje të kodit rrugor, i ka ofruar lekë punonjësit të policisë.

Menjëherë këta të fundit kanë bërë shoqërimin e drejtuesit së bashku me automjetin e tij.