Agjenti flet për të ardhmen e Gareth Bales

Gareth Bale do të vazhdojë të qëndrojë në Madrid.

Lajmi është konfirmuar nga agjenti i “yllit” të Realit, i cili në një reagim për të përditshmen spanjolle “AS” tha se klienti i tij do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

Kontrata e Bale skadon në verën e vitit 2022 dhe sipas agjentit, ai do ta respektojë kontratën deri në fund.

“Ideja më e re e Bale është që të qëndrojë te Reali dhe të respektojë kontratën deri në fund. Ku mund të jetë më mirë se në Spanjë?”, u shpreh agjenti i uellsianit.

Kujtojmë që uellsiani prej kohësh duket qartë se nuk ka marrëdhënie të mirë me drejtuesit apo trajnerin Zidane.