Richard Grenell e mbështet seancën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti

I dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi nga Shtëpia e Bardhë, Richard Grenell, e mbështet mbajtjen e seancës plenare në Kuvend nesër ku pritet të votohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Grenell e ka shpërndarë postimin e ambasadorit Philip Kosnett në rrjetin social TWitter ku Kosnett tha se ishte i kënaqur që po mbahet kjo seancë.

“Jam i kënaqur ta shoh Kuvendin që nesër do ta mbajë seancën e mocionit të votëbesimit. Siç i kam thënë Kryeministrit Kurti sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe gjitha institucionet ta respektojnë Kushtetutën”, ka thënë Kosnett.