Djali ish-presidentit të Real Madrid rezulton pozitiv me koronavirus

Një lajm rëndë vjen nga Spanja. Paco Sanz, djali i ish presidentit të Real Madrid, Lorenz Sanz, i cili vdiq ditë më parë nga koronavirusi, është dërguar me urgjencë me spital, pasi është infektuar nga I njëjti virus që I mori jetën babait të tij.

Djali i ish-presidentit të ekimit Merengues thuhet të jetë ankuar për temperaturë të lartë për disa ditë, e po ashtu ka pasur edhe disa simptoma tjera, të ngjashme me Covid-19.

Pas testeve, ai është konfirmuar pozitiv nga koronavirusi.

Kujtojmë se babai i tij, ka ndërruar jetë më 21 mars, pas infektimit me koronavirus