U infektua nga djali/ Gruaja ende në spital, 62-vjeçari nga Elbasani mëson përgjigjen e testit

Del pergjigja e parë për 62 vjeçarin nga Elbasani, i prekur me COVID-19.

Sipas burimeve që citon Abc News, ai ka rezultuar negativ në testin e parë, ndërkohë që një test i dytë do të konfimojë nëse është shëruar plotësisht nga virusi.

Ai është vetëkarantinuar në banesën e tij në Elbasan, duke ndjekur këshillat e mjekëve.

62-vjeçari u infektua nga djali i tij, ku pozitiv rezultoi dhe bashkëshortja e tij, e cila vijon te jete ende e shtruar në spital.