VIDEO/ Priftërinjtë grekë thyejnë karantinën, 'dezinfektojnë' qytetin me ujë të bekuar

Teksa e gjithë botë ndodhet nën ankthin e Coronavirusit dhe dhjetëra shtete kanë izoluar nëpër banesa qytetarët e tyre, priftërinjtë grekë thyejnë rregullat duke dalë në rrugë.

Siç shihet në videon e mëposhtme, në Aigio, zonë pranë Patras, janë shfaqur disa priftërinj të hipur mbi një makinë të zbuluar duke ‘dezinfektuar’ qytetin me ujë të bekuar.

Sipas portalit vendas protionline.gr, Mitropoliti i qytetit  Ieronymos, i shoqëruar nga ish- mitropoliti i Kalavritës dhe Egalios, Amvrosio kanë kaluar me një makinë në shumë rrugë të Aigios, ndërsa dy pritërinj të tjerë nga karroceria e një automjeti tjetër spërkatnin me ujin e bekuar qytetarët e paktë që qarkullonin në rrugë.

Sipas ish mitropolitit Amvrosio, uji i bekuar është ilaç ndaj virusit vdekjeprurës.

Ndërkohë, deri tani në Greqi janë shënuar 19 viktima si pasojë e COVID-19.