Shpërthen granata në Mirditë, vdes 51-vjeçari

Një 51-vjeçar në Mirditë ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një granate në fshatin Kurbnesh.

Viktima me iniciale V.Ll gjeti granatën në tokë dhe e mori për ta transportuar në vend tjetër, por i shpërtheu në duar.

Kanë qenë familjarët e viktimës që lajmëruan policinë lidhur me ngjarjen, ndërsa uniformat blu konfirmuan se lënda plasëse ishte një granatë këmbësorie që kishte mbetur në banesen e 51-vjeçarit që prej periudhave të trazirave të vitit 1997.