Çifti pi një pastrues akuarjumi në vend të klorokinës që këshilloi Trump, burri humb jetën

Një grua ka folur pasi ajo dhe i shoqi i saj pinë një pastrues për akuarjume të quajtur klorokinë, duke menduar që ishte ilaçi i përdorur për trajtimin e koronavirusit.

Ky i fundit, i quajtur hidroksiklorokinë, u reklamua dhe nga presidenti Donald Trump në një deklaratë për shtyp.

Pasi çifti bëri gabimin fatal, burri humbi jetën, ndërsa gruaja u la në gjendje kritike.

Gruaja foli për NBC: “Ne kishim frikë se po sëmureshim. Po shqetësoheshim shumë.”

Ajo tregon se ishin vetë-izoluar, para se të pinin një lugë çaji nga kimikati.

Ajo shton: “Ne pamë deklaratën e Trump. Ai po thoshte se ishte pothuajse një kurë.”

Fatkeqsisht, ata nuk pinë ilaçin hidroksiklorokinë, por sulfat-klorokinën.