Arrestohet ish-banori i Big Brother Albania, shfrytëzonte gruan si prostitutë për 30 Euro. Ja kush është

Ka qenë një ndër banorët më të kritikuar në "Big Brother Albania 8", kjo për faktin se shumë persona e quanin homoseksual. Por, së fundmi një akuzë e rëndë është hedhur ndaj tij. Kreshnik Husaj i njohur ndryshe si Kika, është arrestuar me akuzën e shfrytëzimi të bashkëshortes së tij për prostitucion.

Bluetooth shkruan se 28-vjeçari nga Peja thuhet se është arrestuar më 13 dhjetor të vitit të shkuar, ndërsa që prej atëherë ndodhet në qeli, në burgun e Pejës. Një nga miqtë e Kikës, ka preferuar të tregojë për Gazetën Shqiptare, arrestimin dhe akuzat kundër tij.

“E ka denoncuar ish-gruaja e tij për keqtrajtim dhe përdorjen e saj me qëllime përfitimi”, tregon ai duke vazhduar se Vlora Tahiri dërgohej në Prishtinë nga bashkëshorti, ku e detyronte të kryente marrëdhënie me meshkuj të tjerë.

 “Në familje ajo nuk mund të shkojë më, i ka marrë edhe vajzën dhe nuk e lejon ta takojë. Vlora nuk mund t’i durojë më këto gjëra dhe ndaj vendosi që ta denoncojë, që të tregojë të vërtetën e saj. Nuk e ka bërë kurrë në praninë time. Megjithatë, një person nga Prishtina më kishte thënë që Kika ia kishte çuar bashkëshorten dhe i ka marrë 30 euro për një marrëdhënie. Nuk e besova. Jam takuar pas arrestimit të Kikës me ish-gruan e tij për kafe. Kam ruajtur raporte të mira me të dhe ajo më tregoi gjithçka, se si e ka keqtrajtuar Kika.

Ajo nuk kishte asgjë, familje jo, shtëpi jo, si të jetonte? Ky e detyronte të shkonte dhe nuk i jepte para. Si mund të jetonte? Ajo është e shkatërruar plotësisht, është për t’u dhimbsur se si e ka shfrytëzuar. Ka mashtruar shumë këngëtarë. U ka marrë para për xhirime televizive dhe nuk i ka nxjerrë askund. Artistët nuk kanë thënë gjë në polici, gjithsesi për gjykatën shfrytëzimi i ish-gruas është primare si çështje. Aktualisht Kika është në burgun e Pejës dhe pritet që gjatë ditëve që vijnë të dalë përpara gjykatës. Normalisht më pas do të vendoset dënimi kundër tij”, përfundon rrëfimin për Gazeta Shqiptare miku i ish-banorit.

Kreshnik Husaj dhe Vlora Tahiri janë prindër të Vesës, vajzës së tyre 1-vjeçare, e cila është në kujdestarinë e Kikës.