Dy raste të reja në Lushnje, djali i kthyer nga Italia infektoi nënën

Në harkun e 24 orëve, Lushnja ka regjistruar dy raste të  reja me COVID-19. Nga dy raste që ishin dje, numri i infeksioneve sot ka shkuar në katër.

Raportohet se dy rastet e reja janë një e moshuar 70-vjeçare dhe djali i saj.

Ky i fundit mësohet se kishte ardhur nga Italia dhe ka infektuar dhe të ëmën.

Mbrëmjen e të hënës e moshuara është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Infektiv të Tiranës, ndërsa djali është i vetëkarantinuar në banesë.