Karantina nuk e ndaloi, francezi vrapoi largësinë e një maratone në ballkonin e tij

Një vrapues nuk e lejoi karantinën e detyruar nga qeveria franceze ta ndalonte nga trajnimi për një maratonë.

Javën e kaluar, Elisha Nochomovitz, një 32 vjeçar, vrapoi largësinë e një maratone (42 km) në ballkonin e tij 7 metra.

Dhe e bëri këtë në 6 orë dhe 48 minuta, një rekord personal, pothuajse sa dyfishi i shpejtësisë së tij të mëparshme.

“Kënaqësia ime e vetme është vrapi, pavarësisht kohës,” tha Nochomovitz, i cili jeton në Balma, Francë për CNN.

Ai ia dedikoi maratonën e tij stafit mjekësor, të cilët po punojnë gjatë pandemisë dhe sipas tij ‘po bëjnë një punë të jashtëzakonshme’.