‘Jeni racistë’. Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Greqi

Një 34-vjeçar shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi, për një vrasje të kryer në vitin 2006. Gjykata e Apelit në Janinë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për shtetasin shqiptar, i cili më 30 qershor të 10 viteve më parë vrau një shitës grek.

Trupa gjykues në Apelin e Janinës nuk tregoi aspak keqardhje për shqiptarin, i cili kishte pranuar krimin. Sapo iu komunikua lënia në fuqi e dënimit me burgim të përjetshëm, 34-vjeçari u kthye nga gjyqtarët duke u bërtitur se janë racistë.

Në atë kohë kur ndodhi vrasja, shqiptari ka qenë 24 vjeç dhe u arrestua kur 6 vite më vonë. Bashkëpunëtor në këtë krim është edhe kushëriri i shqiptar, ende i paarrestuar. Të dy qëlluan me thika në pjesë të ndryshme të trupit një 40-vjeçar grek për t’i marrë shumën e parave, duke e lënë të vdekur në vend.  /SYRI.net/