YouTube ndihmon në luftën kundër keqinformimit rreth koronavirusit, krijon një seksion të veçantë

YouTube do të krijojë një seksion të veçantë për video të besueshme për koronavirusin në faqen e vet kryesore.

Sipas platformës, lista e videove të verifikuara po aplikohet në përpjekje për të parandaluar përhapjen e informacionit të gabuar rreth virusit që ka përfshirë botën në një pandemi.

Ky seksion do të vijë në formën e një liste në faqen kryesore dhe do të përmbajë informacione nga agjenci lajmesh dhe burime zyrtare.

YouTube shpreson se do të ndihmojë kështu përdoruesit të qëndrojnë larg çdo informacioni jot ë vërtetë apo teorive të konspiracionit.