Producenti i dënuar për përdhunim, Harvey Weinstein testohet pozitiv për koronavirus

Harvey Weinstein, producenti i Hollywood që u dënua me 23 vjet për përdhunimin e disa femrave, u testua pozitiv për koronavirus.

Weinstein, i cili mbushi 68 vjecc të enjten e kaluar, është izoluar në një qendër korrektimi.

Një burim tha për Daily Mail se ai kishte frikë se e kishte virusin që kur hyri në burg.

Producenti besohet të vuajë nga një shëndet shumë i dobët dhe madje ai u largua nga seanca gjyqësore e fundit me një ambulancë, e cila e dërgoi në spital për tensionin e lartë të gjakut dhe dhimbje kraharori.

Weinstein u mor vesh se kishte një arterie të bllokuar. Ai gjithashtu vuan nga dhimbje në shtyllën kurrizore, që pas një aksidenti me makinë.

Tashmë ndodhet nën karantinë.