Situata alarmante/ La Liga merr një tjetër vendim për futbollin në Spanjë

La Liga ka pezulluar të gjitha ndeshjet deri në një kohë të pacaktuar.

Në një reagim për mediat, Federata Spanjolle e Futbollit ka thënë se nuk do të zhvillohet asnjë ndeshje deri në një vendim të ardhshëm të qeverisë spanjolle.

Ky është vendimi i RFEF:

Komisioni i  krijuar nga marrëveshja aktuale e Koordinimit RFEF-LaLiga e shikon të arsyeshme pezullimin e të gjitha garave profesionale në futboll deri në një moment të dytë kur të njoftojnë autoritet e qeverisë së Spanjës.

Si RFEF ashtu edhe La Liga dëshirojnë të shprehin mirënjohjen më të madhe për të gjithë ata që po përkushtojnë përpjekjet e tyre për të luftuar koronavirusin. Gjithashtu shprehim ngushëllime tona edhe për të gjithë të ndjerit dhe një përqafim të ngrohtë.