Ronaldo bën gjestin e madh, ndihmon Portugalinë për të blerë aparate për frymëmarrje

Cristiano Ronaldo është një futbollist i madh brenda dhe jashtë fushës së blertë.

Së fundmi fituesi i 5 “Topave të Artë” ka bërë një gjest fisnik duke i ardhur në ndihmë vendlindjes së tij.

Ashtu si menaxheri i tij Jorge Mendes, ylli portugez i Juventusit, siç zbulon gazeta spanjolle “AS” do të shpenzojë para për të ndihmuar vendin e tij Portugalinë me maska dhe aparate për frymëmarrje artificiale që t’iu vijë në ndihmë spitaleve në shtetin luzitan.

Koronavirusi ka paralizuar çdo aktivitet në Europë dhe miliona njerëz janë izoluar në shtëpi.