Koronavirusi/ Kanadaja dhe Australia nuk do t’i dërgojnë atletët në Lojërat Olimpike

Kanadaja dhe Australia nuk do t’i dërgojnë atletët në lojërat olimpike 2020, të planifikuara të mbahen në Tokio.

Kjo për shkak të rreziqeve që lidhen me përhapjen e koronavirusit, thanë komitetet olimpike të dy vendeve në deklarata të ndryshme.

Të dy komitetet kërkuan gjithashtu shtyrjen e tyre deri në vitin 2021.

“Pavarësisht se ne i kuptojmë vështirsitë e shtyrjes së eventit, asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti dhe siguria e atletëve tanë dhe komunitetit botëror,” tha komiteti kanadez për lojërat olimpike.