Koronavirusi/ Mali i Zi shënon viktimën e pare, 65- vjeçari kishte ardhur nga Serbia

Mali i Zi ka shënuar edhe viktimën e parë nga koronavirusi. Vendi me më pak të prekur në Ballkan sot ka regjistruar edhe të vdekurin e parë i cili është një 65- vjeçar me probleme në mushkëri.

Ai kishte qenë në gjysmën e parë të marsit në Serbi nga dhe kishte ardhur më pas në Mal të Zi dhe dyshohet se prej andej kishte marrë edhe koronavirusin.

Ndërkohë numri i të prekurve në Mal të Zi vijon të ngelet i ulët në 21 të prekur.