Me një video nga pushimi i drekës, Xhensila tregon si Ajka e shoqëron duke kënduar

Gjatë ditëve të fundit, Xhensila dhe Besi kanë ndarë video të ndryshme me ndjekësit e tyre duke treguar se si kanë shkuar këto ditë karantinimi për ta.

Pas videove plot humor, ku Besi dhe Xhensila duket se dhe janë rrëzuar dhe kanë luajtur pafund me vajzën e tyre të vogël, së fundmi ka qenë këngëtarja ajo e cila ka ndarë në ‘Instastory’ disa momente duke kënduar me Ajkën.

Xhensila e ka ndihmuar vogëlushen të nisë këngën, të cilën më pas e ka përfunduar vetë ajo. Myrtezaj nuk e ka fshehur entuziasmin e këtij momenti ku Ajka duket se ka mësuar mjaft mirë edhe anglisht, ndonëse është ende shumë e vogël.