Kërcënon Idrizi: Ata që bëjnë ‘zëdhënësit e Athinës’ do përballen me ne

Në 26-vjetorin e krijimit të Shoqatës “Çamëria”, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi se ata që do të përpiqen të bëjnë zëdhënësin e Athinës do të përballen me partinë e tij. Përveç Vangjel Dules Idrizi ka pasur përplasje edhe me kreun e LSI-së, për mënyrën se si i ka ndërtuar ai marrëdhëniet me Athinën zyrtare.

“Ata që do të bëjnë të ashtuquajturit zëdhënësa të Athinës do përballen me ne. Çamëria nuk ka çmim. Ka vetëm drejtësi. Rroftë Shoqata Çamëria, rroftë Shqipëria.”, Than ë fund të fjalës së tij Idrizi.

Menjëherë pas zgjedhjeve të Dibrës marrëdhëniet mes dy aleatëve në koalicion PDIU dhe LSI u acaruan shumë kur u duk se kryeministri Rama, po përpiqej që Ilir Metën ta shkëmbente me Idrizin. Por kulmi i zemërimit të partisë së “Çamëve”, arriti pas vizitës së kreut të Kuvendit në Athinë në fund të vitit të shkuar. Në atë kohë Idrizi la për të nënkuptuar, se Meta po bënte zëdhënësin e Athinës për të ftuar protagonizëm elektoral brenda vendit.

SYRI.net