Trump rikthen bustin e Winston Churchill në zyrën ovale, disa orë pas betimit si President

Donald Trump ka rikthyer bustin e Winston Churchill në zyrën ovale vetëm disa orë pas inaugurimit të tij.

Skulptura e punuar nga Jacob Epstein i ishte dhuruar Bushit nga Tony Blair gjatë presidencës së tij, por ishte zëvendësuar nga busti i Martn Luther Kingut nga Obama në Vitin 2009.

Vendimi i tij kishte nxitur kritika të shuma në Britani dhe SHBA duke thënë se mbase Presidenti Obama mbante mëri me britaniket për shkak të paraardhësve të tij.

Por ai e mbrojti veten duke thënë se bustin e kishte dërguar në pjesën private të shtëpisë, dhe është pranë zyrës së tij të punës dhe e sheh çdo ditë.

Ndërsa vendimi i Trump për ta rikthyer bustin në vendin e vet është parë si shenjë për dëshirën  e përmirësimin te marrëdhënieve me aleatët.